E kryer, Rodriguez kalon nga Milani te Torino


Mediat në Itali informojnë se skuadrat e Torinos dhe Milanit kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e majtë, Rikardo Rodrigez. Marrëveshja përfshinë 3 milionë euro, plus bonuse, ndërsa kontrata do të nënshkruhet së shpejti, kur edhe pritet zyrtarizimi nga faqja zyrtare e skuadrës së Torinos.

Lojtari me kontratën e re do të përfitojë një pagë prej 1.5 milionë euro, plus bonuse.Së fundmi, Rodriguez ka luajtur si i huazuar në Holandë, te skuadra e PSV Aind’hovenit.

LEXO EDHE:

Back to top button