E pabesueshme! Një natë në TikTok i kushtoi 48 mijë euro – Ja si ndodhi
E pabesueshme! Një natë në TikTok i kushtoi 48 mijë euro – Ja si ndodhi
Andrew Alty , pronar i një biznesi të vogël në Mançester të Anglisë, u trondit kur mori një faturë telefoni prej 48,000 eurosh pas pushimeve familjare në Marok.
Shpenzimi u krye sepse vajza e tij po shikonte video në TikTok ndërsa ata ishin në udhëtim, dhe fatura, thotë ai, mund ta kishte “fundosur” seriozisht biznesin e tij të vogël, shkruan British Telegraph .
Alti, i cili drejton një kompani prodhimi perdesh, fillimisht mendoi se ishte një gabim.
“Po udhëtoja për në shkretëtirë. E telefonova operatorin tim disa herë, por nuk kishte shumë gjëra që mund të bëja. Supozova se ishte një gabim ose dikush më kishte hakuar llogarinë”, tha ai.
Më vonë ai mësoi se vajza e tij e kishte përdorur TikTok herë pas here, por për rreth tetë orë në total, dhe fatura ishte rreth 5,729 euro në orë. Kjo për shkak të një klauzole në kontratën e biznesit që lejonte të dhënat të lëviznin jashtë Evropës, por me kosto shumë të larta.
Pasi media filloi të hetonte rastin, shpenzimet e tij përfundimisht u falën.
“Ata as nuk u munduan të na paralajmëronin, thjesht panë faturën të rritej. Nuk e di se si presin që ndonjë biznes i vogël të paguajë diçka të tillë”, tha Alti.
Rastësisht, vetë TikTok kohët e fundit u vu nën shqyrtim për ndikimin e platformës së tij, pasi u arrit një zgjidhje jashtë gjykatës në një rast varësie nga mediat sociale.









