E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda – thyen rekordin botëror të Guinness
E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda – thyen rekordin botëror të Guinness

Është arritur rekord i ri botëror. David Rush, i cili mban tituj të shumtë të Rekordeve Gines arriti edhe një titull duke palosur dhe hedhur një aeroplan letre në vetëm 5.12 sekonda. Rekordin e arriti gjatë një vizite në selinë e Rekordeve Botërore Gines në Londër.
Rush kishte vendosur më parë rekordin në 6.15 sekonda. “Ndërsa aeroplani i letrës mund të mos fitojë ndonjë çmim për estetikën, ai është pa dyshim më i bukuri që kam bërë ndonjëherë dhe tani ndodhet në kabinetin e Rekordeve Botërore Gines në Londër” tha Rush.