11 vjetë nga sfida Kosovë – Hait, ndeshja që hapi rrugën e futbollit ndërkombëtar

Sot shënohet 11-vjetori i ndeshjes historike mes Kosovës dhe Haitit, e zhvilluar më 5 mars 2014 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Miqësorja, e cila përfundoi pa gola (0:0), pati një rëndësi të veçantë, pasi ishte e para që Kosova luajti nën patronatin e FIFA-s, duke i hapur rrugën ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.

Për vite me radhë, Kosova nuk mori pjesë në garat ndërkombëtare, por kjo përballje e rëndësishme shënoi një kthesë historike. Vetëm dy vite më vonë, në maj të vitit 2016, Kosova u pranua zyrtarisht në UEFA dhe FIFA, duke e bërë realitet ëndrrën e shumë gjeneratave të futbollistëve kosovarë.

Që atëherë, futbolli kosovar ka njohur një zhvillim të madh, me kombëtaren që ka garuar në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe Europian, duke dëshmuar talentin dhe ambiciet e saj në arenën ndërkombëtare.

Miqësorja ndaj Haitit mbetet një moment kyç në historinë e sportit në Kosovë – një ndeshje që ndryshoi gjithçka dhe hapi një epokë të re për futbollin tonë!

LEXO EDHE:

Back to top button