E qartësoi vetë, tradhëtia nuk qenka arsyeja e ndarjes së S4MM nga partnerja

S4MM i ka dhënë fund martesës me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet nisën pasi ata të dy nisën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Ndërkohë lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi edhe “Telegrafi.com” nga burime pranë çiftit. Motivet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por u dyshua se Filis e kishte tradhtuar S4MM, për shkak të një statusi që ai bëri në rrjete sociale.

Reperi shkroi ditën e djeshme në Instagram: “Tradhtare” shoqëruar me figurën e një shtrige dhe të gjithë menduan se këto fjalë ai ja drejtonte ish-partneres. Mirëpo reperi i ka qartësuar të gjithë, duke treguar se ky në fakt është titulli i këngës së tij të re.

“Tradhtare është emri i këngës së re”, ka shkruar reperi dhe deklaratën e tij e ka rrethuar me një ngjyrë të kuqe, që ta merrnin vesh të gjithë.

Kjo do të thotë se arsyeja e ndarjes së çiftit nuk ka qenë tradhtia, por diçka tjetër, që mesa duket ata nuk dëshirojnë ta bëjnë publike, të paktën për momentin. Ndërkohë kujtojmë se S4MM dhe Filis Ismaili u martuan në tetor të 2020-tës në Belgjikë, ku organizuan një dasmë modeste mes miqsh e të afërmish.

LEXO EDHE:

Back to top button