E rëndë në Shtip/ Një 74-vjeçar vret gruan 79-vjeçare – Vazhdojnë kërkimet për pjesët e trupit të viktimës
Shtip/ Një 74-vjeçar vret gruan 79-vjeçare – Vazhdojnë kërkimet për pjesët e trupit të viktimës
Gazetar: Mihaillo Donev
Një 74-vjeçar nga Shtipi, për shkak të xhelozisë dhe mosmarrëveshjeve në dashuri, kundër vullnetit e ka mbajtur në shtëpinë e tij partneren e tij 79-vjeçare, të cilën më pas e ka vrarë, ndërsa trupin e saj e ka varrosur në oborrin e vet. Nga Prokuroria thonë se ende kërkohen pjesë të trupit të viktimës.
“I dyshuari 74-vjeçar, duke ushtruar dhunë në familje, e privoj nga jeta gruan me të cilën kishte marrëdhënie të afërta, duke i dhënë disa goditje në kokë me mjet të fortë, duke ia thyer kafkën. Pastaj, me mjet të mprehtë preu pjesë nga trupi dhe i fshehu në vend të panjohur, ndërsa trupin e varrosi në oborrin e shtëpisë”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Rastin fillimisht në polici e denoncoi motra e viktimës.
“Më 24.10.2025 D.O (84) nga Shtipi denoncoi se nga shtëpia ishte larguar motra e saj B.N. Pas masave të ndërmarra, dhe për shkak të dyshimit se e mbante kundërligjshëm në shtëpinë e tij, më 10.11 me urdhër gjykate u krye bastisje dhe u gjetën sende dhe gjurmë gjaku. Personi u arrestua dhe gjatë bisedës me të dyshuarin D.A, ai shpjegoi me detaje mënyrën se si e kishte kryer vrasjen”, thonë nga MPB.
Trupi i gjetur i viktimës u dërgua për autopsi, dhe për shkak se prokurori vlerësoi se ekziston rrezik arratisjeje, u kërkua paraburgim efektiv prej 30 ditësh për të dyshuarin 74-vjeçar./ Alsat.mk








