“EA Sports” parashikon se kush do ta fitojë Botërorin në Katar

“EA Sports”, krijuesit e videolojës FIFA, kanë ekzekutuar simulimin e tyre në FIFA 23, dhe ata kanë parashikuar Argjentinën duke ngritur trofeun më të çmuar në botë. Së bashku me “Albiceleste”, Brazili, Franca, Portugalia dhe Anglia janë disa nga vendet e tjera të përmendura nga ata në botën e futbollit si pretendente. Kjo nuk është hera e parë që “EA Sports” kryen një simulim.

Ata e bënë këtë për edicionin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut, Brazil 2014 dhe për turneun 2018 në Rusi. Çdo herë simulimi ka parashikuar saktë fituesin. Simulimi ka Argjentinën dhe Brazilin që takohen në finale, me Albiceleste duke fituar 1-0 klasikun “CONMEBOL”.

Kjo, pasi Messi dhe bashkëlojtarët e tij eliminuan Francën në gjysmëfinale dhe Brazili eliminoi Portugalinë pas penalltive.

Sa i përket golashënuesit më të mirë, Mesi kryeson me tetë gola në shtatë ndeshje. Ai ndiqet nga Memfis Depaj me gjashtë gola në pesë ndeshje dhe Kilian Mbape me gjashtë gola në shtatë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button