Eden Hazard, vendos të mbyll karrierën futbollistike?!

Ylli i Belgjikës, Eden Hazard, raportohet se po mendon të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. Skuadra e Roberto Martinez u eliminua nga Kupa e Botës në fazën e grupeve pasi nuk arriti t’i jepte vazhdimësi fitores ndaj Kanadasë, duke humbur ndaj Marokut dhe duke u larguar nga gara me një barazim pa gola kundër Kroacisë.

Pas fushatës zhgënjyese të Belgjikës, media “HLN” pretendon se Hazard do të marrë një vendim për të ardhmen e tij me kombëtaren në ditët në vijim.

Ai ka bërë 126 paraqitje për vendin e tij, duke shënuar 33 gola gjatë një periudhe 14-vjeçare. Por me problemet e dëmtimeve që rëndojnë karrierën e tij dhe veçanërisht te Real Madrid, Hazard mund të ndiejë t’i japë fund karrierës me kombëtaren.

E njëjta media pretendon gjithashtu se ai po konsideron një largim nga Bernabeu pasi ka luajtur vetëm 72 ndeshje në tre sezone e gjysmë duke mos respektuar pritshmërinë që madrilenët kishin kur e morën nga Çellsi.

LEXO EDHE:

Back to top button