Tifozët e Man. Junajtedit shpalosin “kërkesat” për pronarët e rinj të klubit

Më shumë se 50 grupe tifozësh kanë shkruar një letër të hapur duke shprehur shpresën se çdo pronar i ri do të “ushqejë dhe investojë” në klub dhe do ta njohë atë si “më shumë se thjesht një aset”. Tifozët bënë kërkesat e mëposhtme për blerësit e mundshëm:

Një angazhim për të shlyer borxhin ekzistues të klubit dhe për të financuar kostot e ardhshme.

Investime në ekipet e meshkujve, femrave dhe të rinjve, si dhe investime në infrastrukturën e klubeve për modernizimin e “Old Trafford”-it dhe ambienteve stërvitore;

Bashkëpronësia e klubit me tifozët si partnerë, si dhe përfaqësimi i tifozëve në këshill;

Fjalët “Klubi i Futbollit” duhet të kthehen në stemën e Man, Junajted;

Pronësia e përbashkët me fansat si partnerë, si dhe përfaqësimi i fansave në bordin kryesor të kompanisë;

Një angazhim për të mos u përpjekur më kurrë për të konkurruar në gara të tilla si Superligwn e Europws, pa pëlqimin përfundimtar të tifozëve;

Ruajtja e nivelit të çmimeve të biletave në një nivel të përballueshëm.

Familja Glejzer, e cila më parë zotëronte Man. Junajtedin, ka njoftuar se është gati të shesë klubin.

LEXO EDHE:

Back to top button