Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

Bujqit kanë edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione. Afati i fundit është 30 qershori.

Me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, Qeveria muajin e kaluar e prolongoi afatin për shkak të pandemisë.

Fillimisht, afati për aplikim për mbështetje financiare ishte deri më 31 maj.

“Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia, aplikimi për subvencione këtë vit u zhvillua me dinamikë të ulur. Në interes të të gjithë bujqve të cilët deri më tani nuk arritën t’I parashtrojnë kërkesat e veta, Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Agjencinë për mbështetje financiare parashtroi kërkesë në Qeveri për vazhdim të afatit, që edhe u pranua”, informoi atëherë MBPEU.

Ministria bën thirrje bujqit ta shfrytëzojnë afatin e vazhduar dhe të aplikojnë në mënyrë elektronike në http://www.ipardpa.gov.mk, ndërsa nëse nuk munden apo nuk dinë, të drejtohen tek njësitë rajonale të MBPEU-së ku do të marrin ndihmë.

Për mbështetje financiare në bujqësi këtë vit janë paraparë 3.723.103.000 denarë, ndërsa aplikimi filloi më 5 prill 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button