Ndryshohet regjimi i trafikut në Shkup për shkak të Paradës së Krenarisë

Rrugët “Dimitrije Çupovski” dhe “Dame Gruev”, si dhe një pjesë e bulevardeve “VMRO” dhe “Ilinden” në qendër të Shkupit sot do të kenë regjim të ndryshuar të komunikacionit, për shkak të mbajtjes së “Paradës së krenarisë” prej ora 12:00 deri në 17:00, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Rruga e parashikuar e lëvizjes së pjesëmarrësve prej para parakut “Gruaja luftëtare”, e cila fillon në ora 12:00 është nën rrugën “Dimitrije Çupovski”, kthim në rrugën “Dame Gruev” dhe bulevardi “VMRO” drejt Qeverisë së RMV-së, pastas  nëpër bulevardin “Iliden”, deri te shatërvani i parkut të qytetit dhe përfundon te “Guaca” në Parkun e qytetit në orën 17:00″, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB, informojnë se Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të ndërmarrë masa të veçanta për zhvillim të sigurt dhe pa ndërprerë të komunikacionit, e cila do të rikahëzohet nëpër rrugët e rrethinës.

MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektohen urdhërat  të cilat do t’i japin nëpunësit policor  dhe t’i respektojnë  rregullat dhe dispozitat e komunikacionit,  si dhe  rregullat për regjim të ndryshuar të komunikacionit me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa ndërprerë të komunikacionit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button