Essen u bashkohet qyteteve gjermane ku maska është e detyrueshme

Qyteti i Essenit, me 600 000 banorë, u bë sot qendra më e fundit urbane gjermane që ndërmerr masat më të rrepta kundër rritjes rekord të rasteve me Covid-19, përfshirë mbajtjen e detyruar të maskës, jo vetëm në rrugë, por edhe në ndërtesat publike.

Kryebashkiakët e 11 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë ranë dakord me kancelaren Angela Merkel, këtë javë, për marrjen e masave më të ashpra nëse numri i rasteve për 100 000 banorë, gjatë një periudhe shtatë ditore, tejkalon shifrën 50.

Ky numër ka arritur deri në 57,3 në Essen, sipas autoritetit shëndetësor në North Rhine Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë.

Duke parashikuar rritjen e mëtejshme të rasteve, qyteti i Essenit paraqiti dje një paketë masash që do të hynin në fuqi pasi infeksionet të kalonin kufirin e 50 personave të infektuar për 100 000 banorë.

Këto masa përfshijnë mbajtjen e maskave në të gjitha ndërtesat publike dhe zvogëlimin e numrit të njerëzve të lejuar të takohen për festa private nga 50 në 25.

Ndërkohë, në Berlin, duke filluar nga kjo fundjavë, kryeqytetasit u janë nënshtruar kufizimeve në jetën e famshme të natës, përfshirë shitjen e pijeve alkoolike nga ora 23:00-06:00.

LEXO EDHE:

Back to top button