Edhe kjo ndodh, tenistja ukrainase refuzon t’i japë dorën fitueses bjelloruse
Finalja e turneut VTA 500 zhvilluar në Brizbejn, e fituar nga tenistja bjelloruse Arina Sabalenka (2-0 kundër ukrainases Marta Kostjuk, 6-4, 6-3), u shënua nga një moment tensionues jashtë fushës.
Në fund të ndeshjes, tenistja ukrainase refuzoi shtrëngimin tradicional të duarve me numrin një në botë, Sabalenka, duke shmangur gjithashtu gjestet e zakonshme të mirësjelljes gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Kjo zgjedhje është në përputhje me qëndrimin që Kostjuk ka mbajtur që nga viti 2022, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në fjalimin e saj para turmës, lojtarja shpjegoi arsyet e gjestit të saj, duke folur hapur për situatën në vendin e saj.

“Luaj çdo ditë me zemër të rëndë. Ka mijëra njerëz pa energji elektrike ose ujë të nxehtë, me temperatura nën zero. Është një realitet me të cilin është shumë e dhimbshme të jetosh çdo ditë“, tha Kostjuk.
Ndërsa Sabalenka, ndërsa festonte titullin e saj, u përpoq të mbante një ton pajtues në komentet e saj, duke e përgëzuar publikisht kundërshtaren e saj dhe duke i uruar asaj më të mirën për pjesën tjetër të sezonit, duke përsëritur në mënyrë implicite ndarjen midis konkurrencës sportive dhe kontekstit politik.
Për meshkuj, ky turne u fitua nga rusi Daniil Medvedev. Në finale, ai mundi amerikanin Brandon Nakashima 2-0 (6-2, 7-6).







