Edhe një provincë franceze ndalon alkoolin për shkak të koronavirusit

Në Francë, ku 5.307 raste të reja me  COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit, pas provincës Alpes-Maritimes edhe në provincën Bas-Rhin u ndalua shitja dhe konsumimi i alkoolit në vende publike, transmeton Anadolu.

- Advertisements -

Sipas të dhënave të Agjencisë së Shëndetit Publik në Francë, në 24 orët e fundit me 5.307 raste të reja numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 5.999.244.

Me vdekjen e 45 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 111.688. Në kujdes intensiv janë 886 pacientë dhe 6.843 tjerë janë të hospitalizuar.

Në vend në 7 ditët e fundit përqindja e testeve pozitive ishte 4,2.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë që nga 27 dhjetori 2020 deri më tani janë kryer më shumë se 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Pas Alpes-Maritmes edhe në Bas Rhin u ndalua alkooli dhe u detyra mbajtja e maskës

Nga ana tjetër, pas provincës Alpes-Maritimes, detyrimi për të mbajtur maska, i cili u hoq në shumicën e vendeve publike më 17 qershor, u rivendos në provincën Bas-Rhin në lindje të vendit për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve me COVID-19.

Detyrimi për të mbajtur maska ​​në tregje, transport publik, në demonstrata, zona publike në rrugë dhe në radhë është rikthyer.

Në provincë, ku numri i rasteve u rrit në 147 për 100 mijë banorë, u ndalua shitja dhe konsumimi i alkoolit në vende publike.

LEXO EDHE:

Back to top button