VIDEO/ Ngrit 313 kg me një këmbë për medalje të artë dhe rekord olimpik

Në ditët e parë të garave në Lojrat Olimpike në Tokio, ekspedita e Kinës arëktoi 6 medalje të arta. Dy prej tyre i takuan Li Fabinit, i cili vendosi rekord të ri olimpik në peshëngritje, në kategorinë deri më 61 kg.

Ai fitoi në dy disiplina, në të parën ngriti 172 kg dhe në të dytën, 313 kg. Sportisti 28 vjeçar nga Kina, në një moment të garimit solli të qeshurat për publikun e paktë në këtë gara, kur vendosi që të me një këmbë të mbajë peshën fituese.

Mediat në Japoni raportuan se sportisti nga Kina ka shfrytëzuar stilin “Flamingo” me qëllim që të përmirësojë barazpeshën dhe të fitojë në këtë konkurencë garash.

“Ishte një gabim momental. Për pak do të humbisja barazpeshën, mirëpo kam punuar shumë në këtë skenar gjatë stërvitjeve. Jam i vetëdijshëm se është argëtuese, mirëpo këshilloj që mos të ekzekutohet, pasi që sjell një rrezik të madh të lëndimit. Kam një bazë të fortë dhe shumë kam punuar për këtë lëvizje,” tha mes tjerash Li, i cili të njëjtën e ka bërë në Kampionatin e Azisë, në vitin 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button