Edhe një rekord tjetër nga Hari Kejn në Ligën e Kampionëve

Herri Kejn po zhvillon një sezon fantastik në aspektin personal. Anglezi ka qenë protagonisti kryesorë i Bajernit për këtë vit duke shënuar dhe dhuruar asiste të shumta. Ai gjithashtu shënoi edhe kundër Reali Madridit në Ligën e Kampioneve.

Me këtë realizim ai bëhet anglezi më me shumë përfshirje në gola gjatë historisë së këtij kompeticioni në një sezon të vetëm. Ai për momentin ka kapur shifrat e 8 golave dhe 3 asistimeve, pra 11 përfshirje në total.

Gjithashtu në këtë ndeshje, ai ka realizuar golin e 500 të një futbollisti anglez në Ligën e Kampionëve. Këtë shifër e kanë arritur më parë brazilianët, spanjollët, francezët, argjentinasit, gjermanët d he holandezët. Gjithsej 107 futbollistë anglez kanë arritur të shënojnë në këtë ecuri të rekordit të të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button