Vinicius: Koha ta çojmë Real Madridin aty ku i takon, në finale të Ligës së Kampionëve

Bajern Munihu dhe Real Madridi kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje spektakolare në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Për vendasit golat i shënuan Liroj Sane dhe Hari Kejn, ndërsa për Real Madridin ‘hero’ i natës së sotme ishte pikërisht Vinicius Junior i cili shkëlqeu me dy gola. Pas ndeshjes, braziliani është prononcuar shkurtimisht për mediat, duke dhënë një paralajmërim për bavarezët.

“Ai pasim ishte një dhuratë nga Toni Kroos, e bëri të lehtë për mua që të shënoja. Tani është koha për një natë magjike në “Bernabeu”. Është koha ta çojmë Real Madridin aty ku i takon, në finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Vinicius.

Ndeshja kthyese mes Bayern Munichut dhe Real Madridit do të zhvillohet të mërkurën e 8 majit me fillim nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button