Edhe pas 9 muajve nuk ka përgjegjësi për zjarrin në kovid-spitalin e Tetovës

Edhe pas 9 muajve nuk ka përgjegjësi për zjarrin në kovid-spitalin e Tetovës

Igor Stefanovski

Prokuroria taktizon për rastin me spitalin modular të djegur në Tetovë. Nëntë muaj pas tragjedisë, ku humbën jetën 14 persona, Prokuroria ende nuk thotë se kush është përgjegjës për tragjedinë, ndonëse rasti një muaj më parë është prezantuar te organet e larta të Prokurorisë Publike, të cilët nuk tregojnë se te kush do të ishte eventualisht faji, për zjarrin.

“Në rrjedhë janë përgatitja e vendimit të prokurorit publik për rastin. Është një rast kompleks në të cilin duhet shpjeguar me kujdes dhe saktësi të gjitha aspektet e përgjegjësisë penale të përcaktuar, dhe të renditen të gjitha dëshmitë që e mbështesin atë”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Nga Prokuroria thonë se deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë person të përfshirë në proces. Alsat së fundi bëri të ditur se prokuroria e Tetovës ka indicie për vepër të kryer penale, dhe se rasti është para padisë ndaj tre personave fizikë dhe një personi juridik. Por, asnjë hap i tillë nuk është ndërmarrë deri më tani.

Rasti u desh të ketë epilog pas mbërritjes së raportit nga Gjermania për shkaqet e zjarrit. Ajo analizë mbërriti në janar dhe i tregoi të njëjtat pretendime si të krim – teknikës së Ministrisë së Brendshme, se zjarri ishte shkaktuar nga një kabllo zgjatuese.

Më 8 shtator spitali i Tetovës u dogj deri në themel. Në të, përveç personelit, ishin 26 pacientë dhe shoqëruesit e tyre, ndonëse ata nuk është dashur të jenë të pranishëm, sepse ishte e ndaluar të vizitohen pacientët e sëmurë. Zjarri ka djegur 12 persona të shtruar në spital, dhe dy persona të cilët po shoqëronin të afërmit e tyre në spital. Pas zjarrit ofruan dorëheqje ish Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani , por kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev nuk i pranoi. Megjithatë, ata nuk qëndruan në qeverinë e re të formuar nga Dimitar Kovaçevski. Edhe Florin Besimi dhe Artan Etemi, nga spitali i Tetovës dhanë dorëheqje nga postet e drejtorit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button