Edhe peshqit po testohen, nëse janë të infektuar me COVID

Qyteti bregdetar kinez Xiamen po teston peshqit, gaforret dhe madje edhe karkalecat për Covid-19, në kuadër të masave të ashpra kundër virusit – një politikë kjo që shkakton tallje në internet dhe kritika nga ekspertët që thonë se është një “humbje e panevojshme e resurseve”.

Videot e punonjësve shëndetësorë që testojnë peshqit dhe gaforret u bënë virale në mediat sociale kineze, duke shkaktuar ankesa se politika e vendit për zero COVID kishte shkuar shumë larg.

Që nga pandemia, Kina ka aplikuar testime masive, karantina të gjera dhe bllokime të menjëhershme për të zhdukur çdo ringjallje të koronavirusit. Por varianti shumë infektiv Omicron ka paraqitur një sfidë për masat e rrepta kundër COVID të Kinës.

LEXO EDHE:

Back to top button