Edhe shkencëtarët pajtohen: Njerëzit që udhëtojnë duken më të rinj

Edhe shkencëtarët pajtohen: Njerëzit që udhëtojnë duken më të rinj

Nuk është sekret se udhëtimi është argëtues, por hulumtimet e reja tregojnë se mund t’i bëjnë njerëzit të duken dhe të ndjehen më të rinj, raporton CNN.

Hulumtimi i ri nga Universiteti Edith Cowan i Australisë pretendon se entropia, procesi i ngadalshëm dhe i pashmangshëm i plakjes, mund të ngadalësohet nga udhëtimi. Sipas saj, shumë elementë të udhëtimit – si takimi me njerëz të rinj, gjumi më i mirë, përvoja të reja jetësore, si dhe pjesëmarrja në aktivitete si joga apo trajtime spa, ndihmojnë në luftën kundër plakjes.

“Turizmi nuk ka të bëjë vetëm me kohën e lirë dhe rekreacionin”, thotë autori i studimit Fangli Hu.

“Ai gjithashtu mund të kontribuojë në shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve.”

LEXO EDHE:

Back to top button