Cila makinë ishte e fundit që kishte instaluar një CD player?

Cila makinë ishte e fundit që kishte instaluar një CD player?

Prej shumë kohësh nuk mund ta imagjinonim vozitjen pa to, kishim çanta speciale në të cilat i ruanim… por së fundmi padyshim që i kanë ardhur fundi, të paktën në Europë. Subaru Forester ishte makina e fundit e re që kishte ende një CD player, deri vitin e kaluar kur u ridizajnua rrënjësisht dhe u ofrua vetëm me opsionin e porteve USB ose shërbimeve të transmetimit.

Mercedes-Benz ishte marka e parë e makinave që ofroi teknologji të re në 1985, pasardhësi i kasetofonit.

Disa vite më vonë, ai u bë standard, por rënia e shitjeve të CD-ve dhe popullariteti në rritje i shërbimeve të transmetimit e detyruan industrinë në këtë hap. Heqja e CD player-it nga automjeti gjithashtu e bën prodhimin më të lirë. Jo shumë, por kur merrni parasysh dhjetëra, qindra, miliona makina të prodhuara – çdo euro vlen.

LEXO EDHE:

Back to top button