Edhe tre largime të reja të futbollistëve nga FC Shkupi !?

Pas gjashtë largimeve në fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, sot nga skuadra e FC Shkupit, u larguan edhe tre futbollistët e tjerë. Bëhet fjala për Marjan Radeskin, Gjorgji Stoilovin, si dhe Omer Imerin, i cili luajti në formë huazimi.

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll ka regjistruar një ndryshim të madh, pasi që në mesin e të larguarve, janë edhe Kostadin Çesmexhiev, Abdull Ruatubjae, Aleksandar Gjurkovski, Fatjon Jusufi, Marko Gjorgjievski dhe Ardit Iljazi. Ndërsa Omar Imeri, pas huazimit gjashtëmujorë rikthehet te skuadra e Bordrumspor.

Skuadra e Shkupit ka promovuar zyrtarisht vetëm Angelçe Timovskin, i cili vjen nga Shkëndija. Mirëpo në klubin nga Çairi  tashmë kanë ardhur një numër i madh të futbollistëve të rinj si Aleks Zlatkov, Blagoja Spirkoski, Antonio Kallanoski, Kristijan Ackovski, Mario Riçkov dhe Renall Cepas nga Xhamajka. Ndërkohë disa media raportojnë edhe për ardhjen e Pepi Georgievit.

LEXO EDHE:

Back to top button