Edi Hau mbyll punën te Njukasëllit, skuadra angleze synon trajnerin gjerman

Drejtuesit e Njukasëllit po mendojnë një ndryshim në stolin e skuadrës për sezonin e ardhshëm teksa janë të bindur se epoka e trajnerit Edi Hau tashmë ka përfunduar. Trajneri 46-vjeçar, e mori drejtimin e “Magpies” në vitin 2021 dhe ia doli që ta rikthente ekipin mes më të mirave në Premier Ligë, madje duke u kualifikuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ky sezon rezultoi me shumë ulje e ngritje dhe Njukasëlli e sheh veten në vendin e 10 të kampionatit, 15 pikë larg vendit të katërt. Ndaj, drejtuesit besojnë se ekipit i duhen energji të reja dhe i preferuari për të ardhmen është Julian Nagelsman, i cili aktualisht është në krye të Gjermanisë.

36-vjeçari, do të udhëheqë “pancerat” në “Euro 2024”, ndërsa më pas është i lirë të zgjedhë nëse do të qëndrojë në krye të kombëtares apo jo. Sipas mediave gjermane, ish-trajneri i Bajern Munihut, ende nuk e ka vendosur të ardhmen pasi për të në garë është edhe Liverpulli që e ka si opsion për të zëvendësuar Jurgen Klopin. Megjithatë, drejtuesit e Njukasëllit janë të bindur se nëse Nagelsman largohet nga Gjermania, atëherë mund ta bindin për të nisur një projekt të ri me “qymyrxhinjtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button