Edi Rama: “Kam kontratë me 800 mijë votues, do ta zbatoj deri në fund
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke folur për protestat e disa ditëve, tha se protestat janë mënyrë e shprehjes së pakënaqësisë nga një pjesë e qytetarëve por se ai ka kontratë me 800 mijë votues, dhe do ta zbatojë atë deri në fund. Rama tha se protestat nuk janë një matje force, por janë një mekanizëm normal. Protestat në Tiranë vazhdojnë përsëri sot në orën 18.
Çfarë problemi ka që ndodhin protestat në lidhje me atë që thashë? Protestat janë pjesë e jetës demokratike në një vend të lirë. Protestat nuk janë matje force dhe as nuk maten me numra në kuptimin që pavarësisht se numrat mund të jenë të vegjël ose të mëdhenj, por maten me qëllime, kauzën dhe kërkesat. Fakti që unë dhe PS jemi votuar me një shumicë, e cila është shumë domethënëse, nuk e përjashton faktin që një pjesë e njerëzve jetojnë në këtë vend, kanë një opinion tjetër dhe duan ta shprehin. Këto janë dy gjëra që nuk e përjashtojnë njëra tjetrën.” – Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.








