Edi Reja: Nuk do të bëjmë eksperimente

Pas humbjes nga Anglia në ”Air Albania” me rezultat 2-0, Shqipëria nesër e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër San Marinos. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Edi Reja ka deklaruar se në këtë ndeshje nuk do te bëhen eksperimente por se do të luajnë lojtarët të cilët janë më në formë dhe se moduli i lojës do të varet nga ajo se cilët lojtarë do të zbresin në fushë.

 

 

 

“Nuk kam ndërmend të bëjë eksperimente, do të luajnë ata lojtarë që janë më në formë. Do të flas me përgatitësin atletik dhe doktorin në lidhje me gjendjen e lojtarëve dhe do të vendosim mbi formacionin. Kemi shumë zgjedhje. Moduli është gjithmonë në varësi të lojtarëve që do të zbresin në fushë. E rëndësishme është të kemi ekuilibër dhe të jemi prezent gjatë në zonën kundërshtare”, tha mes tjerash Reja.

Pas dy ndeshjeve, Shqipëria ka një fitore ndaj Andorra dhe një humbje ndaj Anglisë derisa mban vendin e katërt në Grupin “I” me tri pikë të mbledhura.

LEXO EDHE:

Back to top button