Egjiptiani përsërit rekordin e Mesit, nuk ndodhte prej vitit 2015

Sërish gol dhe asist për ish-sulmuesin e Romës dhe Fiorentinës, Mohamed Sallah. Kjo është hera e 11-të në këtë edicion të Premier Ligës që Sallah arrin të shënojë dhe të asistojë në të njëjtën ndeshje. Sipas “Opta”-s, lojtari i fundit që e ka arritur këtë statistikë në pesë ligat më të mira europiane ishte Lionel Messi në sezonin 2014-2015.

Me golin ndaj Man. Sitit, Sallah arriti kuotën e 30 golave në 38 ndeshje sezonale, duke konfirmuar edhe një herë se është një “armë vdekjeprurëse” në duart e trajnerit Arne Slot. Ai ka regjistruar gjithashtu 20 asistime këtë sezon.

Nga ana e tij, Pep Guardiola ka përsëritur nevojën për të ndërtuar të ardhmen, edhe pse ka gjetur aspekte pozitive në humbjen ndaj Liverpool-it. Pas dominimit të Premier League për katër sezone radhazi, ëndrra për titullin e pestë duket e shuar, me Manchester City që ndodhet 20 pikë larg kreut të renditjes, i mbajtur pikërisht nga “Reds”.

Para humbjes 2-0 në “Anfield”, trajneri spanjoll kishte theksuar tashmë se një pozicion në katër vendet e para do të ishte rezultat “i jashtëzakonshëm” për të tijtë. Gara për një vend në Ligën e Kampionëve është më e fortë se kurrë, me Njuaskëll, Burnemaut, Çellsi dhe Aston Villa që ndodhen vetëm dy pikë larg “qytetarëve”.

Pavarësisht kësaj disfate, Guardiola u shpreh i kënaqur me performancën e ekipit të tij.

“Nëse humbet, duhet ta bësh ashtu siç bëmë ne sot. Pashë shumë gjëra që tregojnë se ky klub ka një të ardhme të ndritur me lojtarët që kemi në dispozicion,” tha mes tjerash Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button