Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski të martën në seancë të qeverisë
Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski të martën në seancë të qeverisë

Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski do të gjendet nesër në seancën e Qeverisë. Dje, kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për këtë temë, por edhe për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor theksoi se dy procese janë paralele, procedura ka filluar dhe nuk ndalet. Ministria e Drejtësisë do t’i listojë në dokumentin që po përgatit argumentet për shkarkimin dhe pasi ta miratojë Qeveria do t’i dërgohet për shqyrtim Këshillit të Prokurorëve Publikë. Arsyet për shkarkimin e prokurorit të shtetit janë imazhi i dëmtuar i Prokurorisë, veprimet e kundërligjshme dhe korrupsioni, ndikimi dhe jo efikasiteti. /Alsat.mk