Ekologët: Liqeni i Ohrit shterret për prodhimin e energjisë elektrike

Ekologët: Liqeni i Ohrit shterret për prodhimin e energjisë elektrike

Gazetar: Miki Trajkaovski

Liqeni i Ohrit po shterret pa pushim për prodhimin e energjisë elektrike, alarmojnë ambientalistët. Të gjitha zonat e bregut të liqenit janë të thata. Ekspertët vlerësojnë se reduktimi i vetëm një centimetri ujë, nga niveli nënkupton humbjen e 3,5 milionë metër kub të liqenit, i cili është edhe baseni më i madh natyror i ujit të pijshëm në Evropën Juglindore.

Dimçe Majkoski-Shoqata e peshkatarëve Shën Apostulli Petar-Ohër
“Niveli i liqenit nuk duhet të bjerë nën pikën zero. Tani shohim se është diku 3-5 centimetra nën atë pikë. Kjo është për qëllim që uji të përdoret për prodhim të energjisë elektrike. Megjithatë, të dëmtosh një liqen që mbrohet nga UNESCO është e tmerrshme dhe e turpshme”.

Sipas të dhënave të Elektranave të Maqedonisë, niveli i liqenit sot është vetëm 12 centimetra mbi lartësinë minimale dhe është 693,22 metra mbi nivelin e detit, por është edhe 53 centimetra nën lartësinë maksimale, e cila është 693,75. Nga kjo situatë vuajnë edhe varkëtarët.

Zoran Angeloski – varkëtar
“Duke qenë se nuk mund të ndalemi kudo, unë me varkën time, niveli i liqenit abuzohet nga autoritetet, të cilët, përkundrazi, duhet të kujdesen për nivelin e liqenit dhe shpeshherë niveli i liqenit është nën minimumin, për nevojat e centraleve të Drinit të zi”.

Nga Elektranat shtetërore për Alsat thanë se për momentin nga liqeni i Ohrit po lëshohen 11 metër kub ujë në sekondë.

Vizart
“Pjesa e Liqenit të Ohrit në prodhimin e energjisë elektrike nga SHA EMV aktualisht është 1%”.

Për shumë vite është diskutuar ideja e ndërtimit të një derdhjeje të automatizuar në digën e Drinit të Zi në Strugë. Por EMV thotë se kjo nuk mund të realizohet pa finalizuar marrëveshjen me Shqipërinë për ripërcaktimin e lartësisë minimale dhe maksimale të liqenit të Ohrit, si dhe me Komunën e Strugës, për pamjen e objektit, që të mos prishet imazhi autentik./alsat.mk

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button