Ekonomistët fituan çmimin Nobel teksa ishin në gjumë

Profesorët, Paul Milgrom dhe Bob Wilson, fituan çmimin Nobel në Ekonomi, mirëpo nga pandemia asnjëri prej tyre nuk e pranoi çmimin si zakonisht. Përkundrazi të dy ishin në gjumë në shtëpitë e tyre në Stanford, Kaliforni. Komiteti i Nobel arriti të kontaktonte me Bob Wilson. Ai është fqinj me Paul, kështu që shkoi me pizhame në derën e Paul për t’i dhënë lajmin se ka fituar çmimin dhe duhet të hapë telefonin. Akademikët e Universiteti të Stafordit fituan Nobelin për punën e tyre në teorinë e ankandit dhe përmirësimin e formateve të tyre. Paul ka qenë student i Bob Wilson dhe punojnë bashkë që prej viteve ’70.

LEXO EDHE:

Back to top button