Ekrem Imamoglu kandidat zyrtar për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Ekrem Imamoglu kandidat zyrtar për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Popullore Republikane (CHP), ka emëruar zyrtarisht Ekrem Imamoglun si kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2028. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i partisë për AFP të hënën, pas zgjedhjeve paraprake të mbajtura të dielën, ku Imamoglu ishte kandidati i vetëm.

Imamoglu, rivali kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u arrestua, u mor në pyetje dhe u burgos pak ditë më parë pas një hetimi për korrupsion dhe terrorizëm. Opozita e ka cilësuar këtë si një “grusht shteti” politik, duke pretenduar se është një përpjekje për të ndaluar përparimin e tij politik.

Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Stambollit për pesë netë me radhë, me protesta që sipas Sky News janë “protestat më të mëdha që Turqia ka parë në më shumë se një dekadë.” Korrespondentja Alex Crawford raportoi nga vendngjarja se demonstratat ishin “relativisht paqësore”, por tensionet vazhdojnë të rriten.

Situata mbetet e paqartë, ndërsa CHP dhe mbështetësit e Imamoglus sfidojnë veprimet e autoriteteve dhe kërkojnë drejtësi për kryebashkiakun e Stambollit, tashmë të pozicionuar si një sfidues i fortë ndaj pushtetit të Erdoganit.

LEXO EDHE:

Back to top button