Politika e SHBA-së është të mbështesë çdo projekt që ju ofron më shumë me Evropën dhe e bashkon më shumë rajonin. Ne e mbështesim Procesin e Berlinit, ne e mbështesim tregun e përbashkët rajonal, CEFTA-në dhe Ballkanin e Hapur për aq kohë sa fokusohet në integrimin evropian dhe për aq kohë sa mbetet i hapur për të gjitha vendet. 70% e ekonomisë të Ballkanit Perëndimor është e lidhur me Evropën dhe tregun evropian. Pjesa tjetër, pothuajse e gjitha pjesa e mbetur, është e lidhur me rajonin. Kështu që të dy këto procese duhet të jenë në të njëjtën kornizë e që është korniza e sundimit të së drejtës, treg i hapur dhe transparent dhe inkluzivitet, u shpreh Gabriel Eskobar, zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit.








