Ekspertët amerikanë të përçarë rreth dozës së tretë

Disa ditë para se administrata e Bidenit ta fillojë fushatën për dhënien e dozës së tretë, ekspertët mbesin thellësisht të përçarë rreth përfitimeve të dozës përforcuese.

Shumica e të rriturve që janë vaksinuar në Shtetet e Bashkuara e duan edhe dozën e tretë, disa madje aq urgjentisht, sa tashmë po i falsifikojnë dokumentet e vaksinimit për ta siguruar atë.

Pavarësisht kundërthënieve dhe paqartësisë rreth asaj nëse doza e tretë është e nevojshme në kohën e mungesës globale, Shtëpia e Bardhë është nën trysni të jashtëzakonshme politike për ta filluan fushatën e dhënies së dozës së tretë javën e ardhshme.

Muajin e kaluar, zyrtarët më të lartë shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara paraqitën një plan për t’i dhënë dritën e gjelbër dozës së tretë duke filluar nga 20 shtatori, duke e pritur miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve dhe Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Atë kohë, zyrtarët thanë se dozën e tretë të kompanive Pfizer ose Moderna mund ta marrin ata që i kanë bërë tetë muaj nga doza e dytë. Këtë kusht javën e ardhshme mund ta plotësojnë miliona amerikanë, shkruan The Guardian.

Por kompania Moderna nuk ka ofruar të dhëna të duhura për dozën përforcuese, duke e lënë vetëm vaksinën e kompanisë Pfizer si mundësi në këtë periudhë.

Doza e tretë e vaksinave të kompanive Pfizer dhe Moderna tashmë është e qasshme për personat me imunitet të dobësuar, por plani për zgjerimin e fushatës erdhi pas raportimeve alarmante nga Izraeli për rënien e efikasitetit të vaksinës.

“Si rregull e thjeshtë: tetë muaj pasi e keni marrë dozën e dytë, merreni dozën përforcuese. Do të ju bëjë më të sigurt dhe për më gjatë. Do të na ndihmojë që ta përfundojmë pandeminë më shpejt”, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden.

LEXO EDHE:

Back to top button