Tragjedia në Tetovë, Mariçiç: Kemi të gjitha parakushtet për hetim të suksesshëm

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot deklaroi se Qeveria nuk përzihet në hetimin në lidhje me zjarrin në spitalin modular në Tetovë, shkruan Alsat. Mariçiç theksoi se dje kanë arritur edhe ekspertët gjermanë dhe se institucionet janë të gatshme të ndihmojnë në lidhje me hetimin.

“Mbrëmë u mblodh Shtabi i Krizave dhe të gjitha dokumentet iu dorëzuan institucioneve kompetente. Është siguruar vendi i ngjarjes dhe janë plotësuar të gjitha parakushtet për një hetim të shpejtë dhe të suksesshëm. Ne si Qeveri jemi të interesuar që institucionet të dalin me faktet sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat do të ndihmojnë veprimet e mëtejshme si dhe të nxjerrim mësimet nga kjo ngjarje tragjike”, tha Mariçiç.

LEXO EDHE:

Back to top button