Ekspertët i reagojnë ashpër Fatmir Besimit, tha se ministria e tij nuk është përgjegjëse për rritje pagash

Ekspertët i reagojnë ashpër Fatmir Besimit, tha se ministria e tij nuk është përgjegjëse për rritje pagash

Gazetare: Andrea Cobanova

Ministri i Financave Fatmir Besimi, është deklaruar jokompetent për rritjen e pagave në sektorin publik. Por, njëkohësisht, ai u bë kompetent për ta matur produktivitetin e punëtorëve në administratë, për të parë se kush sa punon, shkruan Alsat.

Gjatë negociatave mes SASHK-ut dhe zyrtarëve të qeverisë pas ofertës së parë të refuzuar për rritjen e pagave për 12 për qind në arsim, ministri Besimi në një kolumnë i qortoi mësimdhënësit se kanë produktivitet të ulët, e rrjedhimisht nga kjo ka edhe rezultate të dobëta të nxënësve.

“Sistemi arsimor joçdoherë arrin të sigurojë arsim cilësor, që është në dëm të krijimit të kapitalit njerëzor dhe më tej, edhe në dëm të produktivitetit dhe standardit jetësor të një kombi”, tha Fatmir Besimi- ministër i financave.

Por, pas rritjes së dakorduar prej 15% për pagat në arsim, pushteti e harroi produktivitetin në arsim. Por, sërish e ngriti si parakusht pasi sindikatat e tjera dhe administrata kërkuan 2806 denarë shtesë.

“Duhet të ketë metodologji gjithëpërfshirëse me të cilën do të harmonizohen pagat në tërë sektorin publik. Në këtë metodologji do të vlerësohet produktiviteti si dhe mbajtja e standardit”, u shpreh Fatmir Besimi- ministër i financave.

Sipas ekspertëve, Ministria e Financave është adresa e saktë ku punonjësit e sektorit publikë duhet të kërkojnë rritje të pagave.

Produktiviteti është vetëm një arsyetim që Qeveria të mos e realizojë atë që e ka premtuar, thotë profesori Branimir Jovanoviq.

“Ajo që tha ministri se nuk mund të parashikojë paga më të larta në një situatë të tillë është thjesht justifikim edhe atë justifikim i ngathët, sepse ministri i Financave mund të parashikojë në çdo buxhet pagë më të lartë se sa ishte planifikuar e vërteta është se Qeveria nuk dëshiron të rrisë pagat e administratorëve”, u shpreh Branimir Jovanoviç – Ish-këshilltar në financa.

Rritja e pagave në përputhje me rritjen e pagës minimale është një detyrim ligjor që shteti duhet ta përmbushë brenda gjashtë muajve pas rritjes ligjore të pagës minimale në muajin mars.

Sindikatat morën premtim nga zyrtarët e qeverisë se do të merrnin më shumë para, por kjo u zhduk në rishikimin e buxhetit që do të votohet muajin e ardhshëm./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button