Reja: Do të luajnë vetëm ata që janë të përgatitur

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Islandës më 6 qershor dhe ndaj Izraelit, në shtëpi më 10 qershor. Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore, me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor. Me ketë rast, trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zyrtarizuar listën me 26 lojtarë, ku mund të vërehet se nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve janë nga grumbullimi i fundit në muajin mars.

“Ndeshjet e Ligës së Kombeve, janë të rëndësishme dhe presim të paraqitemi mirë me çdo kusht. Në mars skuadra ishte në gjendje të mirë, kishim nivel të lartë, dhe synimi ynë në këto sfida është të fitojmë grupin. Do të hedh në fushë sigurisht lojtarët që janë në gjendjen më të mirë për të bërë maksimumin.

Lojtarët e dinë mirë rëndësinë e ndeshjeve dhe lojtarët do të hidhen në fushë për të dhënë 100% të tyre. Janë dy ndeshje të rëndësishme. Fokusi është tek pjesa psikologjike e tyre, por edhe ajo taktike, do t’i analizojmë gjërat siç duhet. Skuadra që ne do të zgjedhim për të luajtur, do të jenë në gjendje të mirë.

 

Tani rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që trajneri italian ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe 9 lojtarë të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button