Ekspertët: Institucionet të respektojnë ligjet në fuqi, ky është ilaçi për funksionimin e mirëfilltë të sistemit gjyqësor

Ekspertët: Institucionet të respektojnë ligjet në fuqi, ky është ilaçi për funksionimin e mirëfilltë të sistemit gjyqësor

Gazetar: Suad Bajrami

Institucionet kompetente të respektojnë ligjet në fuqi, ky është ilaçi për funksionimin e mirëfilltë të sistemit gjyqësor, në vend të idesë për zbatimin e vetingut. Kështu vlerëson akademiku Vllado Kambovski në një intervistë për Alsat në lidhje me reformat dhe idetë për pastrimin e gjyqësorit me qëllim të rikthimit të rrënuar të qytetarëve ndaj togave të zeza.

“Nuk mundet të ndodh të mos ketë asnjë konfiskim të pronës ose konfiskim të zgjeruar. Asnjë rast të tatimit me 70% prej pronës së konstatuar që nuk është tatuar. Asnjë rast të ngritjes së procedurës nga ana e Komisionit të Antikorrupsionit ose në bazë të raporteve të revizionit nga Enti Shtetëror i Revizionit gjatë indikacioneve se diku te ndonjë gjykatës ose prokurorë, apo funksionarë tjerë publik ka ardhur deri te rritja e pasqaruar e pronës. Kështu që, nuk e di në çfarë situate do të kontribuonte ligji i veçantë për veting, i cili mund të krijojë vetëm ndonjë pasiguri juridike, kur tanimë këto institucione të kalibruara mirë munden me efikasitet ta kryejnë detyrën e tyre”, deklaroi Vllado Kambovski, Akademik.

Kambovski, numëron një sërë instrumentesh dhe institucionesh, të cilat kanë autorizime të zgjeruara dhe të mjaftueshme që të luftojnë krimin dhe korrupsionin. Sipas tij, reforma më e mirë, është të detyrohen të zbatojnë obligimet e tyre.

“Çdokush bartës i funksionit gjyqësor ose funksionit të prokurorit publik duhet ta vë në dispozicion të opinionit tërë pronën e tij, në duart të komisionit. Dyshimi i parë se këtu ka ndonjë procedurë të palogjikshme të rritjes së pronës, ngritët procedurë përkatëse për konstatimin e prejardhjes. Pastaj keni Policinë Financiare, e cila ka autorizime të gjera, jo vetëm në lidhje me funksionarët publik, gjykatës, prokurorë, por për cilindo qytetar kur të dyshohet se ka rendiment të dyshimtë i cili mund të rezultojë nga ndonjë veprimtari kriminale ose të palejuar, të ngritë procedurë përkatëse financiare. Kemi ligjet për tatimet që Drejtorisë për të Ardhura Publike i japin autorizime të gjera nëpërmjet rasteve të pronave të mëdha të pasqaruara, i cili nuk është i tatuar të ngre procedura përkatëse”, shtoi Vllado Kambovski, Akademik.

Reformat në gjyqësor, vazhdojnë të jenë një ndër pikat më të rëndësishme të pushtetit të ri. Çështja e vetingut ndër vite është propozuar, por faktori ndërkombëtar nuk ka dhënë dritë jeshile. Në vend të kësaj, nga Bashkimi Evropian kanë rekomanduar që të përdoren instrumentet aktuale për luftë kundër krimit dhe korrupsionit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button