Ekspertët: Konflikti do të thellojë krizën energjetike

Gazetare: Andrea Çobanova

Çmimi i gazit natyror po thyen rekorde në bursat botërore pas vendimit të Gjermanisë për të tërhequr verifikimin e dokumentit të gazsjellësit “Përroi Verior 2” nga Rusia, shkruan Alsat.

Në bursa çmimi i gazit në Evropë arriti në mbi 960 dollarë, për 1000 metër kub. Çmimi i derivateve të naftës sot është në rënie, dhe një fuçi naftë kushton 91 dollarë. Varësia e Evropës nga gazi rus dhe nafta bruto do të shkaktojë dëme në ekonominë globale.

“Bashkimi Evropian importon 41 për qind të sasive të tij nga Rusia, për naftë bruto 27 për qind nga Rusia, lëndë djegëse të ngurta 47 për qind, duke pasur parasysh këto shifra, sigurisht që kjo do të ketë ndikim. Probabiliteti është shumë i lartë, që nëse konflikti përkeqësohet, çmimet mund të rriten dhe kjo do të ndikojë në ekonominë tonë”, deklaroi Viktor Andonov, Këshilltar i Kryeministrit për Energjetikë.

Sektori i biznesit gjithashtu pret që tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë të shkaktojnë kriza të reja.

“Vetë situata në Ukrainë do të kontribuojë më tej në shfaqjen e krizës energjetike dhe ekonomike, dhe ne besojmë se vetë vendi duhet të kishte reaguar në kohën e duhur dhe të kishte siguruar rezerva shtesë”, deklaroi Gjorgji Manaskov – Kryetar i Odës Ekonomike të Energjetikës.

Edhe sot në bursa aksionet mbajnë një çmim të ulët për tregtim, për shkak të frikës së investitorëve për të investuar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button