Mickoski: Zgjidhja nuk përfshin vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, do të prekë identitetin

Mickoski: Zgjidhja nuk përfshin vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, do të prekë identitetin

Gazetar: Lluka Andreev

“Në horizont është një zgjidhje më gjithëpërfshirëse, e cila nuk do t’i referohet vetëm përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por do të prekë identitetin dhe gjuhën maqedonase”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke folur në një tribunë partiake për llogaridhënien e kryetarëve të komunave, të organizuar në Ohër, shkruan Alsat.

Ai tha se nëse zgjidhja me Sofjen bëhet pjesë e kornizës së negociatave, maqedonasit do të hyjnë në BE “të bullgarizuar”, ose do të negociojnë pafundësisht.

“Për ta është e qartë se nuk kanë 80 deputetë, dhe e vetmja gjë që do t’u mbetet në dispozicion është që të gjitha kërkesat të përfshira në Deklaratën e Parlamentit bullgar të jenë pjesë e kornizës negociuese”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga Qeveria thonë se janë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë, por pa kompromise për gjuhën dhe identitetin.

“Pozicionet tona janë të qarta dhe nuk ka asnjë devijim nga kjo. Nuk do negociohet  për  gjuhën dhe identitetin”, Dushko Arsovski – Zëdhënës i Qeverisë.

Në takimin e djeshëm me përfaqësues të organizatave bullgare nga vendi, presidenti bullgar Rumen Radev përsëriti se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht për dritën jeshile për fillimin e negociatave me BE-në. Nga ana tjetër, kryeministri Kiril Petkov, i cili ka takuar edhe bullgarët e Maqedonisë, nuk ka dhënë detaje se kur e parasheh ndryshimin e kërkuar të Kushtetutës.

“Për momentin duhet të lëvizim në këtë mënyrë që të drejtat e tyre të mbrohen në këtë proces, si dhe të largohet gjuha e urrejtjes, por edhe të jemi të sigurt se fqinjët tanë nuk do ta humbin rastin për t’u anëtarësuar në BE kurse duhet të jenë aty”, u shpreh Kirill Petkov- kryeministër i Bullgarisë.

Paraprakisht, autoritetet vendore thanë se ishte e pranueshme për Shkupin që bullgarët të inkorporohen në Kushtetutë, së bashku me anëtarët e komunitetit kroat dhe malazez, por përpara anëtarësimit zyrtar në Union. Opozita e akuzoi për ndërhyrje në punët e brendshme dhe për ta mbështetur këtë kërkesë kërkoi reciprocitet, duke njohur minoritetin maqedonas në Bullgari.

Akademiku Vlado Kambovski nuk mendon se kërkesa bullgare për ndryshime kushtetuese është ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, duke thënë se kjo çështje varet nga ne./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button