Ekspertët: Me masat e qeverisë për kufizimin e eksporteve do të ndalet rritja e çmimeve

Ekspertët: Me masat e qeverisë për kufizimin e eksporteve do të ndalet rritja e çmimeve

Gazetar: Ile Petrevski

Masat që qeveria i miratoi dje, megjithëse janë afatshkurtra, do të ndalojnë rritjen dramatike të çmimit të produkteve, për të cilat eksporti ishte i kufizuar, në kushtet e krizës. Disa nga ekspertët e kontaktuar nga Alsat, mendojnë se qeveria duhet të bëjë një përpjekje më thelbësore për të ndihmuar qytetarët të përmirësojnë fuqinë e tyre blerëse. Sa i përket produkteve që tani janë të ndaluara për eksport, ekonomisti Abil Baush, thotë se kompanitë e orientuara drejt eksportit mund të kenë efekte negative. Por, nga ana tjetër, shton ai, qeveria po përpiqet në çdo mënyrë të kontribuojë në eliminimin e mundësisë së një goditjeje të re çmimesh.

Pas një sërë reagimesh nga qytetarët se çmimi i druve për ngrohje po rritet me ritëm të përshpejtuar dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me peletin për ngrohje, ndërsa këta të fundit madje vështirë gjenden në treg, qeveria vendosi të shpall masa që do të vendosin rregull në shitjen e këtyre burimeve të energjisë. Autoritetet hoqën dje detyrimin doganor për importin e vajit të lulediellit. Gjithashtu, deri në fund të vitit ndalohet eksporti i grurit dhe miellit për të parandaluar çrregullim serioz në tregun e vendit.

“Në kushtet e krizës ekonomike të shkaktuar nga zhvillimet ushtarake në Ukrainë dhe ndërprerjet e tregut botëror të grurit, ku ka mungesë serioze të grurit, është e nevojshme të parandalohet çrregullim i mundshëm shtesë në tregun e vendit për këto produkte ushqimore bazë, të nevojshme për ushqimin e popullatës”, njoftojnë nga Qeveria.

Rritja e çmimeve në vend nuk ndalet. Të dhënat e fundit tregojnë se inflacioni ka arritur rritje prej 14.5 për qind. Nga Banka Popullore presin stabilizim të çmimeve pas Vitit të Ri. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button