Ekspertët: Reciprocitet ndaj kushteve bullgare

Vendi nuk duhet t’i pranojë kushtëzimet e reja nga ana e Bullgarisë të cilat madje çojnë deri në ndryshimet kushtetuese, vlerësojnë njohësit e diplomacisë. Për isha ambasadorin Risto Nikovski vendi duhet të anuloj marrëveshjen për fqinjësi dhe bashkëpunim dhe të vendos reciprocitet me Bullgarinë.

https://www.youtube.com/watch?v=WFKZ5spcwOE

“Atje, ka bashkim të plotë se ndryshime në politikën e tyre nuk janë të mundura. Ata në mënyrë taktike ndoshta do të harmonizohen sipas situatave në Bruksel, por kjo do të nënkuptojë për ne tërheqje të reja jo parimore, anti historike dhe anti civilizuese. Dalje e vetme për Maqedoninë nga kjo situatë, nëse nuk dëshirojmë që përsëritë presim 30 vite para dyerve të BE-së, është që të anulohet marrëveshja e ashtuquajtur për miqësi dhe bashkëpunim dhe të fillohen negociata të reja për marrëveshje të re e cila do të jetë reciproke dhe që do të jetë obliguese e barabartë për të dy palët.”- deklaroi  Risto Nikovski, Ish-ambasador.

 

Por ish ambasadori Vasko Naumovski thotë se qëndrimet e fundit nga pala bullgare bëhen për shkak të zgjedhjeve atje që do të mbahen muajin tjetër. Ai thotë se kërkesat e Bullgarisë janë larg vlerave evropiane.

“Shpresoj se pas zgjedhjeve do të hapet ndonjë mundësi e re, por përsëri nuk jam ndonjë optimist i madh duke e ditur se kjo situatë zvarritet më shumë se një vit, të gjitha ata dokumentet që u miratuan në Kuvendin bullgar, deklaratat publike të personave zyrtar nuk mundësojnë se mund të presim ndonjë përparim të rëndësishëm dhe pozitiv pas zgjedhjeve.”- pohoi  Vasko Naumovski, ish-Ambasador.

Ekspertët vlerësojnë se nga Bullgaria duhet të merren me seriozitet vetëm kërkesat që janë në pajtueshmëri me kriteret për anëtarësim në BE, ndërsa të refuzohen të gjitha kërkesat që janë jashtë parimeve të fqinjësisë së mirë, që nënkuptojnë ndërhyrje në punë të brendshme.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button