Vërtetim për pastërtinë penale do të merret vetëm në mënyrë digjitale
Nga sot, vërtetim që nuk je dënuar do të mund të merret në mënyrë elektronike. Procedura do të shkojë përmes portalit nacional E – shërbime, dhe qytetarët, sipas njoftimeve të qeverisë, vërtetim do të marrin në pak minuta, në vend të praktikës aktuale që për një dokument të tillë të shkohet personalisht në gjykatë. Tani për tani, kjo do të jetë e mundur vetëm për personat fizik, dhe në plan është kjo mundësi të zbatohet edhe për kompanitë. Kursimet e vlerësuara buxhetore me digjitalizimin e këtij procesi janë një milion euro në shkallë vendi.
“Shërbimi siguron qasje efektive në drejtësi. Kursen resurse, kohë dhe zvogëlon kostot. Për shembull, nëse marrim parasysh që gjykatat çdo vit me qasje fizike përdoruesve ose qytetarëve iu lëshojnë më shumë se 100 mijë vërtetime, pra certifikata, ndërsa koha reale e harxhuar mesatarisht është nga 10 deri në 20 minuta pas shërbimit të dhënë, gjykatat për këtë shërbim shpenzojnë vetëm 58 deri në 60 ditë gjatë vitit, ose 3 deri në katër orë në ditë.”- deklaroi Lazar Nanev, Kryetar i Gjykatës në Kavadar.








