Gjatë seksit në dush duhet të përfitoni nga të gjithë elementët e ujit, duke përfshirë temperaturën, avullin, presionin dhe lagështinë, shkruan Mindbodygreen.
Në vijim ju përcjellim përfitimet për të cilat ekspertët ju këshillojnë të praktikoni seksin në dush: Redukton tensionin në trup
Uji i ngrohtë në dush është i shkëlqyeshëm për të ulur tensionin në trup dhe për t’u çlodhur plotësisht, dhe gjithashtu krijon edhe më shumë emocion për partnerët.
Futja e risive në jetën seksuale
Seksi në dush do të sjellë shumëllojshmëri në jetën tuaj seksuale dhe do t’ju bëjë të jeni krijues me partnerin tuaj.
Do të jeni gjithmonë të pastër pas seksit
Pas marrëdhënies ju mund të bëni menjëherë dush dhe të jeni sërish të pastër. Gjithashtu, seksi në dush është më praktik nëse gruaja kryen marrëdhënie gjatë menstruacioneve.
Shqisat tuaja janë të acaruara
Seksi në dush përfshin një sërë ndjesish dhe ju jep mundësinë të përjetoni më mirë tingujt, aromat, temperaturën dhe strukturën e trupit tuaj, gjëra që mund të mos jeni në gjendje t’i ndjeni ndërsa jeni në dhomën e gjumit.
Multitasking
Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të gjesh kohë për seks, veçanërisht kur je i martuar me fëmijë. Epo, nëse bëni seks në dush, atëherë mund të kombinoni banjën e mëngjesit ose të mbrëmjes me plotësimin e nevojave tuaja seksuale.
Por ekspertët këshillojnë që duhet t’i kushtoni vëmendje disa gjërave nëse vendosni të praktikoni seks në dush. Kini kujdes, sepse mund të lëndoheni lehtësisht. Përdorni gjithmonë lubrifikant nëse nuk dëshironi që seksi të jetë i pakëndshëm. Përdorni prezervativët me kujdes. Është mirë që të vendosni prezervativin përpara se të bëni dush. Gjithashtu, sigurohuni që produktet e higjienës të mos hyjnë në pjesët tuaja intime.








