Federiko Kieza ka kërkuar 8 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën e tij me Juventusin, e cila skadon pas dy vitesh, më 30 qershor 2025. Por është një thashethem, që sipas agjentit shqiptar të lojtarit, Fali Ramadani, duhet të mbetet i tillë.

“Për sa iu përket thashethemeve të publikuara ditët e fundit për të ardhmen e Federiko Kieza-s, unë, agjenti i lojtarit, Fali Ramadani, mohoj zërat për një kërkesë të tillë, 8 milionë euro, të bërë nga lojtari për të nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventusin”.
Ramadani ka mohuar edhe një zë tjetër të qarkulluar në orët e fundit.
“Sqaroj gjithashtu, – thuhet në shënimin e agjentit, – se lojtari nuk ishte i pranishëm në dasmën e shokut të tij të kombëtares, Alesandro Bastoni”.
Bie poshtë kësisoj edhe një thashethem tjetër, që qarkullonte në orët e fundit se Kieza ishte i pranishëm në dasmën e mbrojtësit të Interit, çka deri këtu nuk ka asgjë e keqe, duke marrë pjesë në koret ofenduese kundër Juventusit. Kjo e fundit, duke mos qenë i pranishëm, përjashtohet automatikisht nga agjenti i tij.








