Si rrallëherë, shorti do të jetë më “demokratik” për shkak të vendosjes së skuadrave në vazo. Fakti se të gjitha ekipet spanjolle dhe angleze janë në vazon e parë, apo se të gjitha italianet janë në të dytën, ka bërë që çdo skuadër të ketë opsione të shumta sa i përket përqindjes së mundësisë për të ndeshur një ekip apo një tjetër.
Kështu, sipas përqindjeve matematikore të përpiluara nga eksperti i statistikave, “Mister Chip”, thuajse çdo gjë do te jetë e hapur në short, me shumë pak kufizime. Nëse në edicionet e mëparshme kishte në short skuadra që kishin pak alternativa duke arritur deri në mbi 30% për të gjetur përballë ekipe të caktuara, këtë herë mundësitë për çdo ekip nuk kalojnë 20%.

Megjithatë, mes çifteve që kanë përqindjen më të lartë, mbetet një kryqëzim PSZH-Bajern, që do ta bënte padyshim shumë entuziazmues turin tjetër të turneut.








