Njukasëll hidhet në sulm për “veteranin” francez

Që prej sfidës, ndaj “Djajve të Kuq”, Njukasëll ka mbetur pa “gardianin” e tyre, Nik Poup, i cili është dëmtuar dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushën e blertë, duke e detyruar skuadrën e tij, të hidhet në sulm, në merkaton e dimrit, për gjetjen e një tjetër “gardiani” me eksperiencë.

Sipas raportimeve, më të fundit të tabloideve britanike, një ndër objektivat kryesor të Njukasëllit është ish-kapitenin i Totenhamit, Hugo Lloris, i cili me ardhjen e italianit Vikario ka kaluar në plan të dytë, te londinezët, duke qëndruar në pothuajse të gjitha ndeshjet në stolin e rezervave.

Performanca e italianit e ka lënë francezin pa mundësi aktivizimi, kështu që Lloris mund të mendojë largimin nga Londra për t’u bashkuar me Njukasëllin, ku do të rifitonte minutat dhe rolin e titullarit.

LEXO EDHE:

Back to top button