“El Clasico” e parë do të zhvillohet në Madrid

La Liga spanjolle ka publikuar orarin e ndeshjeve për sezonin e ri 2022/23, ku edhe kemi mësuar datat e reja të “El Clasicos” mes Real Madridit e Barcelonës.

Real Madridi, në javën hapëse më 14 gusht, do të udhëtojë në Almeria, ndërsa Barcelona pret në shtëpi Rajo Valejkanon.  Ndërkaq, të dy gjigantët e ligës spanjolle do të takohen në “El Clasicon” e parë të edicionit të ri në fundjavën e 16 tetorit.

“El Clasico” e parë, në xhiron e nëntë të sezonit, do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, ndërsa ndeshja e kthimit në “Camp Nou” të Barcelonës do të zhvillohet në fundjavën e 19 marsit të vitit 2023.

Ndeshjet do të zhvillohen ndërmjet të premtes dhe të hënës çdo fundjavë, me përjashtim të disa raundeve të mesjavës.

LEXO EDHE:

Back to top button