Eliminohet Denver Nagets, NBA do të ketë kampion të ri

Janë mbyllur ndeshjet gjysmëfinale “play off” në të dyja Konferencat, duke përcaktuar edhe ekipet finaliste. Surpriza më e madhe është eliminimi i ekipit kampion në fuqi të Denver Nagets, që u mund 98-90 nga Minesota, në gjysmëfinalen e shtatë.
Denveri edhe pse luante në fushën e tij, nuk arriti të fitojë. Marrej me 35 pikë dhe Jokiç me 34 pikë e 19 kërcime mbetën të vetëm në lojën e ekipit vendës. Për miqtë, 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (MekDaniels e Tauns nga 23 pikë secili).
Minesota fitoi 4-3 me ndeshje dhe në finale do të luajë me Dallasin, që befasoi duke mundur 117-116 Oklahomën, e renditur në vendin e parë në Perëndim në sezonin e rregullt. Teksanët fituan 4-2 me ndeshje. Vendimtar Luka Donçiç, autor i një “triple double”, me 29 pikë, 10 kërcime e 10 asiste, mbështetur edhe nga Xhouns Jr. dhe Irving me nga 22 pikë secili. Për Oklahoma Sitin, Shai realizoi 36 pikë, por që mbetën për statistikë.