Eliminohet tenistja më e mirë në botë, Eshli Barti

Tenistja numër një botë, Eshli Barti, u eliminua nga turneu i tenisit në Lojrat Olimpke në Tokio, pasi që u mund nga tenistja spanjolle Sorbes Tormo me 2-0 në sete , ose 6-3 dhe 6-4 në geme. Barti , pas triumfit në turneun masters në “Uimbëlldon”, nuk kishte motiv për gara në Tokio , duke humbur 5 herë servimin e saj , të cilën mjaft mirë e shfrytëzoi spanjollja Tormo.

Ndërkohë Naomi Osaka kishte fillim të mbarë, pas mungesës disa mujore nga tenisi, duke mundur kinezen Zhang me 2-0 në sete. Raundin e parë e kaluar me sukses edhe favoritet: Muguruza, Plishkova dhe Sabalenka.

Në konkurencën e meshkujve, lajmi i parë është Endi Marej, i u tërhoq nga garat individuale dhe do të vazhdojë konkurimin e tij vetëm në konkurencën e dysheve të tenisit. Kujtojmë se Marej ishte kampion olimpik në tenis në vitin 2012 në Londër dhe Rio De Zhaneiro, në vitin 2016.

LEXO EDHE:

Back to top button