Hanfnaui, befasia më e madhe e notit në “Tokio 2020”

Ahmed Hafnaui nga Tunisi, përgatiti befasinë më të madhe në ditën e dytë të garave në Lojrat Olimpike në Tokio, duke triumfuar në disiplinën e notit në 400 metra, stil i lirë. Notuesi 18 vjeçar nga Tunisi, triumfoi me kohë 3 minuta, 43 sekonda e 36 të qindat, për të marë medaljen e artë, duke lënë pas australianin Meklahlin dhe amerikanin Kiran Smith.

- Advertisements -

Për Tunisin është medalja e pestë e arit në Lojrat Olimpike dhe e treta në disiplinën e notit.

Ndërkohë befasi të këndshme përgatiti edhe japonezja Juhi Ohashi, e cila triumfoi në 400 metra, stil i përzier, duke lënë pas amerikanen Ema Vajant dhe japonezen Hali Flinkinger.

LEXO EDHE:

Back to top button