Tokio 2020, rekord i ri botëror në not

Ekipi i notueseve nga Australia vendosi rekord të ri botëror në Lojrat Olimpike në Tokio. Ekipi i Australisë, në konkurencën e femrave, në stafetën 4 herë nga 100 metra, arkëtuan medaljen e artë, duke përmirësuar rekordin e botës.

Stafeta e Australisë e përbërë nga Meg Harris, Ema Makion, Bronte Kempell dhe Kejt Kempbell, erdhi e para në cak me kohë 3 minuta, 29 sekonda e 69 të qindta, duke përmirësuar rekordin e vjetër për 36 të qindtat, të vendosur poashtu nga stafeta e Australisë.

Kjo është medalja e tretë e artë për Australinë në këtë disiplinë, pas Olimpiadës në Londër dhe Rio de Zhaneiros. Medalja e argjendit i takoi Kanada-s, ndërsa ajo e bronzit, shkoi te stafeta e SHBA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button